Foto/ Rezulton i zhdukur prej 7 muajsh, trupi i dekompozuar në Kolonjë dyshohet se i përket Sherif Mukajt

Është zbuluar identiteti i viktimës i cili dyshohet se i përet trupit të dekompozuar që u gjet dy ditë më parë në Kolonjë.

Burime për median bëjnë me dije se trupi mund t’i përkasë 29-vjeçarit, Sherif Mukaj.

Mësohet se në 29-vjeçari rezulon i zhdukur prej 10 Nëntorit të vitit 2021, pas kallëzimit të bërë nga babi i tij, pranë Komisariatit të Policisë Kolonjë.

Detaje nga ngjarja:

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje të Bashkisë Kolonjë, ku sipas familjarëve të tij 29-vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 Nëntor.

Sherif Mukaj 29-vjeç mësohet se përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale(kartën e identitet dhe një telefon).

Sipas deklaratëve të familjarëve djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej, teksa kjo ngjarje e rëndë i ka detyruar ata të udhëtojnë nga Amerika drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *