Prezantuesja e njohur Alba Parietti thotë se ka vënë re zhdukjen e veshjeve dhe aksesorëve të shtrenjtë, por zgjedh të mos bëjë denoncim
Është një shpërthim i hidhur që Alba Parietti i beson rrjeteve sociale, pasi ka vënë re zhdukjen e disa gjërave me vlerë nga vila e saj. “Me kalimin e muajve zbulova se nga shtëpia ime janë zhdukur objekte: Veshje shumë të rëndësishme, veshje historike, kujtime të rëndësishme për mua, çanta, veshje të papërsëritshme”, shkruan ajo në Instagram. Edhe pse nuk e ka idenë se kush e ka kryer vjedhjen ajo thotë që këtë e ka bërë dikush që ka marrë pjesë ose më mirë ka punuar në shtëpinë time, pasi vila ka shumë kamera.
“Në shtëpinë time nuk ka asgjë tjetër për të vjedhur që të ketë vlerë në treg: Pikturat janë të gjitha të pikturuara nga gjyshi ose nëna ime, kujtime familjare”, shkruan Alba. Më pas ajo rrëfen: “Për vjedhjen ndjeva një farë inati, për të zbuluar se ishin hequr pjesët më të rëndësishme”, objekte me vlerë ekonomike, por kryesisht sentimentale. Bëhet fjalë për veshje dhe aksesorë të stilistëve.
“Mendova edhe të bëj denoncim, më pas, kuptova se sa herë që mendoja ta bëja, inatosesha. Për shkak se vjedhjet janë përsëritur me kalimin e kohës, janë marrë pjesët më të rëndësishme të veshjeve”, shpjegon Parietti. “Të denoncosh personin apo personat që mendoj se mund të kenë qenë, do të thotë të heqësh dorë, qoftë edhe për pak minuta, nga gjendja e qetësisë që jetoj”.
Alba vijon: “Ua lë atyre që më kanë privuar nga sendet, kujtimet, rrobat etj kënaqësinë e veshjes së tyre edhe pse nuk është e tyre. Në këtë moment çdo gjë ma prish lumturinë, qoftë edhe për pesë minuta. Përveç një karriere plot suksese, është edhe historia e dashurisë me Fabio Adamin që në këtë moment i mbush zemrën dhe jetën.