Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj ka dhënë detaje në lidhje me linjat ajrore.
Në fjalën e tij tek Komisioni i Ligjeve, Et’hemaj tha se do të shtohen edhe dy linjave të reja ajrore, të cilat pritet të operojnë në aeroportin e Kukësit gjatë orëve të mbrëmjes. Sakaq shtoi se deri në fund të vitit pritet të kalojmë 4.2 milionë pasagjerë nga 3.3 milionë që ka qenë.
“Në periudhën 5 mujore krahasuar vitin 2019 (sepse ky ishte viti me më shumë fluturime para pandemisë), me 2022 kemi aktualisht 39.5% më shumë pasagjerë. Me këtë trend në fund të vitit pritet të kalojmë 4.2 milionë pasagjerë nga 3.3 milionë që ka qenë. Sa i përket low-cost Shqipëria, Rinasi është një nga 5 institucionet më të lira për destinacionet low-cost. Nga 18 destinacione kemi mbi 50 sot. Dhe më pas do te kemi mbi 72.
Duam të shtojmë edhe dy fluturime nëse aeroporti do të punojë dhe natën, pasi aktualisht Rinasi punon kur lind e deri kur perëndon dielli. Jemi duke punuar me AlbControl për të shtuar dy linja të reja gjatë natës, me shumë mundësi në aeroportin e Kukësit, dhe kjo do të rrisë fleksibilitetin e udhëtimeve”, tha ai.