Po të mos ishte në burg do drejtonte një panel për korrupsion sot/ Kryemadhi bën ironi me arrestimin e Agim Kajmakut

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, reagon për arrestimin e Agim Kajmakut.

Reagimi:

Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsionin, nëse nuk do e kishin arrestuar italianët. Patjetër, sepse të gjithë çfarë janë në burg sot nga Rilindja, më parë kanë qenë “kampionët” e kryeministrit.
Reformën në drejtësi e miratuam bashkarisht si klasë politike në vitin 2016, që lufta ndaj korrupsionit të ishte përherë ekskluzivisht fusha e veprimit, e një sistemi të pavarur nga politika, të pa ndikuar nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv. Ky i fundit, dmth qeveria, është edhe më i korruptuari!
Ndërkohë që punojësit civil të çuar me detyrim në takim dëgjuan fjalimin propagandistik të kryeministrit, i gjithë vendi pret me padurim forcën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të inceneratorëve: një skemë korrupsioni në bashkëpunim, e faktuar në letra dhe firma, që ka përfshirë kryeministrin, zyrën e tij, ministra, kryetar bashkie, biznese të vërtetë dhe fiktivë.
Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *