Sherr mes të miturish në Vlorë, një 14 vjeçar mbetet i plagosur

Një konflikt ka ndodhur në zonën e “Skelës” në vlorë midis të rinjve ku ka mbetur i
plagosur një 14-vjeçar me tullë pas koke. Sipas burimeve 14-vjeçari është dërguar në spitalin rajonal dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e sherrit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i dëmtuar një shtetas 14 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *