Një 43-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në Vlorë.
Shtetasi me iniciale A. D., ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 14.06.2022, në fshatin “Babicë e Madhe”, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi A. D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor./albeu.com/