Sot do shihni “Hënën luleshtrydhe”, ja si do ndikojë ajo tek shenjat e Horoskopit

Këtë të enjte do të jeni më romantikë se kurrë, kjo falë “hënës luleshtrydhe”.
Priza.al ju sjell parashikimin javor për secilën shenjë. Më të favorizuarit janë Binjakët, Luani e Ujori, ndërsa më pak Virgjëreshat.

Por nga parashikimi, mësohet se duhet të jeni të kujdesshëm me financat dhe të qëndroni me këmbë në tokë për ta kaluar bukur këtë periudhë të rëndësishme.

Dashi
Janë në një fazë të mirë, plot energji, aktivë, me dëshirë për të mësuar gjëra të reja që do i zbatoni në jetën tuaj praktike. Kjo javë, Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit krijon mundësi udhëtimi qoftë ai i vërtetë apo spiritual, gjatë të cilit mund të ideoni një plan jete. Keni shanse të realizoni gjërat me sukses, por mjaft të vlerësoni saktë situatat dhe të dhënat që do të keni. Evitoni prapaskenat nga e mërkura në të premte dhe vlerësoni mirë mbështetjen. Kujdes me lëvizjet financiare gjatë së shtunës e së dielës.

Demi
Përqendrohuni në financat tuaja ku do të keni shanse dhe mbani sytë hapur. Përfitoni për rritjen e të ardhurave, të konsolidoni një situatë për rritje financiare, nga një mbështetje që do të keni në fushën profesionale. Evitoni shpenzimet e tepërta dhe ndikimin e miqve, si dhe këmbimet financiare me ta. Kini qëllime të qarta dhe kujdes me marrëdhëniet tuaja personale në fundjavë që do të hasin vështirësi.

Binjakët
Do të ndihen mirë, do jenë vetvetja deri më 5 Korrik dhe do shprehin të gjithë potencialin. Tema kryesore e javës janë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, ku duhet t’i jepni shumë rëndësi sepse disa nuk do të ndihen të vlerësuar. Në planet dhe projektet tuaja do i realizoni me sukses, por do të ketë të tjerë që do punojnë në drejtim të kundërt me këtë. Mos i dëgjoni të gjitha dhe të gjithë. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë të kenë kujdes me financat. Nëse keni një problem do gjeni mbështetjen e duhur për ta zgjidhur përmes këshillës apo ndihmës.

Gaforrja
Kjo javë i gjen disi të mbyllur, të menduar në kërkim të informacioneve apo detajeve. Keni kohë përpara për të rishikuar situata, për të korrigjuar gabimet apo gjërat e lëna pezull që do pasohen nga fillime të reja. Përqendrohuni në punë e shëndet. Është e vërtetë që ndiheni të lodhur, por jini sa më korrekt për të evituar çdo prapaskenë. Kujdesuni më tepër për shëndetin tuaj dhe një jetesë më të shëndetshme. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë mund të kenë disa ndryshime, por do gëzojnë mbrojtje e mbështetje. Një ndihmë ekonomike vjen të enjten dhe kujdes nga ndikimi i të tjerëve në fund të javës.

Luani
Prej kësaj jave e deri më 5 Korrik do jenë mjaft komunikues dhe do zgjerojnë rrjetin social. Java nën ndikimin e Shigjetarit është erotike e krijuese për ju. Besoni në vetvete, vlerësoni mirë situatat e personat dhe merrni vendin që ju takon, veçanërisht në sferën profesionale. Do të keni mundësi për bashkëpunime serioze e frytdhënëse përmes të cilave do realizoni qëllimet dhe interesat tuaja. Dashuroni apo dashurohuni nga të tjerët, por kujdes me iluzionet. Nuk do mungojnë zhgënjimet dhe pakënaqësitë.

Virgjëreshat
Më të prekurit e kësaj jave. Deri më 5 Korrik keni mundësi të nxirrni në pah veten, talentet dhe gjithë potencialin tuaj. Kjo javë është më e ndërlikuar, veçanërisht për të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që ndikohen nga të tjerët. Përqendrohuni teke vetja dhe tek familja, por pa lënë pas dore punën. Nevojitet një ekulibër dhe përpiquni të konsolidoni një situatë në sferën profesionale, në ditën e enjte. Mos lini të tjerët t’ju stresojnë e mërzisin. Mos idealizoni, krijoni marrëdhënie personale e profesionale sa më të qarta. Konfuzioni që ndoshta ju krijojnë të tjerët është armiku juaj për këtë javë dhe periudhën në vijim.

Peshorja
Deri më 5 korrik do keni mundësi të udhëtoni, të përqendroheni në një plan lidhur me studimet dhe të hapni horizontet. Kjo javë dheHëna e plotë në Shigjetar jep më shumë mundësi komunikimi, kontaktesh, flirtesh, dashurie dhe mund të krijoni një lidhje të re. Kujdes me detajet në çdo drejtim dhe jini të përpiktë me rutinën tuaj.

Akrepi
Do preokupoheni nga çështjet ekonomike, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të tjerët. Psikologjia juaj, ajo që ka të bërë me dëshirat tuaja ka nevojë për t’u karikuar dhe një introspektivë. Kjo javë do vendosë theksin në sferën financiare. Do keni të ardhura dhe shpenzime, kujdesuni të mbetet diçka. Shfrytëzoni pronat apo pasurinë e patundshme nëse keni. Mos investoni në këtë moment, vetëm nëse jeni të bindur. Është momenti për të zgjidhur çështjet në familje dhe kujdes me marrëdhëniet në fundjavë.

Shigjetari
Deri më 5 korrik do hyni në një periudhë që ju jep mundësi për shumë kontakte e biseda, të krijoni marrëdhënie të reja që do udhëheqin në bashkëpunime dhe në rrjetin social. Hëna e plotë në shenjën tuaj ju fton të përqendroheni te vetja, ndiheni entuziastë, por nuk i perceptoni pengesat. Jeni më tepër optimistë se sa duhet dhe mund të bëni gabime ndaj të tjerëve apo familjarëve. Vlerësoni situatat në mënyrë reale deri në fund të muajit. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë mund të kenë një marrëveshje të mirë ekonomike të enjten.

Bricjapi
Rutina ju ka lodhur, sidomos edhe çfarë keni kaluar më parë. Është momenti të gjeni kohën për t’u çlodhur, për t’u qetësuar dhe për t’iu përkushtuar jetës intime e personale. Kjo javë premton të ardhura nga puna por edhe disa të padeklaruara ose në një formë ndihme. Kujdesuni për shëndetin, keni tendenca për incidente të vogla. Mos shpenzoni shumë në fundjavë.

Ujori
Duket se çdo gjë është në favorin tuaj. Kalimi i Mërkurit në Binjak dhe Hëna e plotë në Shigjetar e bën periudhën mjaft të mirë për ju. Do jeni shumë komunikues dhe do zgjeroni marrëdhëniet shoqërore. Do keni mundësi të ndiheni se gjendeni në vendin dhe kohën e duhur. Lëreni veten lirshëm në jetën tuaj sentimentale. Mund të legalizoni një marrëdhënie dhe të keni shanse shumë të mira në sferën financiare, mjaft të vlerësoni situatat. Tendencat egoiste tuajat mund të krijojnë probleme në këtë javë kaq pozitive, ndaj jini të sigurtë, por jo më shumë se sa duhet.

Peshqit
Një javë mjaft e rëndësishme sepse ndikoheni nga Hëna e plotë në Shigjetar gjatë së cilës duhet të ndërmerrni dhe përballoni përgjegjësitë. Preokupimi juaj do jetë më i madh me veten, familjen por dhe nuk duhet të lini pas dore punën sepse kërkohet të jeni më të vëmendshëm. Vendosni një ekuilibër mes tyre për të shmangur gabimet. Me sharmin tuaj mund të zgjidhni problemet në jetën personale. Bëni një plan më afatgjatë dhe jini korrektë në realizimin e tyre. Kujdes nga entuziazmi i tepërt sepse mund të bëni padashur gabime në sferën profesionale. Nuk përjashtohet mundësia e një bonusi, ngritjeje në detyrë apo suksesi në fushën profesionale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *