Një banesë është shkrumbuar në fshatin Granze të Krujës.
Burime për median bëjnë me dije se banesa e shyjkrumvbyar është në pronësi të shtetasit Pëllumb Kiçit. Mësohet se familjarët kanë lajmëruar zjarrfikësit e Krujës, por kur ata mbërritën në vendngjarje çdo gjë ishte shkrumbuar.
Sipas familjarëve, shkak janë bërë kabllot e tensionit, megjithatë pritet zbardhja e ngjarjes nga specialistet e hetimit.