Një tjetër aksident ka ndodhur sot në mesditë në autostradën Tiranë-Durrës, ku ka humbur jetën një 60-vjeeçare. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M. K. dhe Sh. P.
Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.