Autoritetet ukrainase thonë se kanë gjetur një varr masiv me trupa civilë pranë Bucha, në rajonin e Kievit.
Sipas policisë lokale, trupat e shtatë civilëve u gjetën pranë fshatit Myrotske, shumë prej tyre me “duart të lidhura dhe plagë me armë zjarri në gjunjë”.
Në një deklaratë theksohet se trupat e gjetur janë torturuar. Operacionet e identifikimit janë në vazhdim.
Zyra e Prokurorit Kombëtar të Ukrainës konfirmoi se ka nisur një hetim për krimet e luftës