Avokatët në Lushnje kanë bojkotuar seancat gjyqësore. Në protestën e sotme, ata kanë varur në kangjellat e gjykatës duke bërë edhe thirrje shoqërisë civile të protestojë kundër hartës së re gjyqësore.
Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend, si dhe është paralajmëruar se nëse do të ketë kundërshtime nga ana e tyre, rrezikojnë heqjen e liçensës. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.
Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.