Reforma Territoriale, Balla: 61 bashki janë shumë, është e padrejtë që…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ndryshimet në numrin e bashkive.

Në një deklaratë për mediat Balla tha se 61 bashkitë që janë sot në vend, janë një numër më i madh duke parë shpenzimet e jashtëzakonshme nga taksat e qytetarëve që shkojnë aktualisht dëm.

“Është e padrejtë që të dal sot para jush dhe të them që jam kundër rritjes apo zvogëlimit. Nëse më pyesin mua si qytetar edhe 61 janë shumë. Bashki shumë të vogla ngjitur me njëra-tjetrën që mbajnë dy administrata kot. Ky është vlerësimi imi personal, por askush prej nesh duhet të gjykojë punën e komisionit.

E theksoj puna e komisionit do të jetë për shërbim më të mirë për qytetarin pasi në duhet të çojmë deri në fshatin më të vogël dhe të largët shërbimet e duhura për qytetarin. Këshillimi kombëtar është instrument i vonuar, por është iniciativë e përgjegjshme e qeverisë, që e kemi ndërmarre për të marrë opinionin e plotë të qytetarit”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *