Balla paralajmëroi shkarkimin e Metës, kreu i shtetit bën veprimin e papritur

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur paralajmërimit të kreu të Gupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili deklaroi se pas numërimit të të gjitha votave, do t’i bëjë gati letrat e pensionit presidentit. Këtë paralajmërim Meta e ka konsideruar si ‘kërcënim’.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se ka vetëm një përgjigje: “Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!”

Kujtojmë këtu që para 25 prillit, ishte dhe kryeministri Edi Rama që foli për shkarkimin e kreut të shtetit nëse PS do të fitonte sërish në zgjedhje.

POSTIMI I PLOTE I PRESIDENTIT ILIR META

Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!
Shqipëria e Shqiptarëve! ?? Vdekje tradhëtarëve! ?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *