Digjitalizimi në fushën e antikorrupsionit, ministri Çuçi: Instrument për çdo person që tenton të përfitojë favore

Në konferencën e parë kombëtare të antikorrupsionit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, tha se përmirësimi i vazhdueshëm që i është bërë mekanizmave të korrupsioni është tregues domethënës i tolerancës zero.

“Disi më specifike për nga natyra, por jo më pak e rëndësishme, edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore trajton raportime drejtpërdrejtë nga qytetarët për korrupsion apo abuzim me ligjin nga radhët e Policisë së Shtetit. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë mbi 5,700 raportime që janë trajtuar nga strukturat përkatëse të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Aktualisht po punojmë për të unifikuar në një drejtim të vetëm, pikërisht te Platforma e Bashkëqeverisjes, çdo denoncim të qytetarëve për korrupsion, u shpreh ai.

Po ashtu ai theksoi se digjitalizimi krijon transparencë të plotë të proceseve duke lënë gjurmë në sistemet informatike dhe se në këtë mënyrë trajtimi i ankesave apo ofrimi i shërbimeve nuk mbetet më në dorë të ndërgjegjes njerëzore të punonjësit, por të proceseve inteligjente e të kompjuterizuara në sisteme të padepërtueshme dhe të pakontestueshme.

“Kam zgjedhur ta nis ndërhyrjen time në këtë panel me një histori të shkurtër personale që daton këtu e 8 vite më parë. Asokohe si Ministër Shteti dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, me një staf fare modest prej 3 punonjësish, hodhëm idenë e parë të platformës StopKorrupsionit.al Ishte një instrument inovativ për kohën, që iu jepte për herë të parë zë qytetarëve për të denoncuar rastet e korrupsionit dhe që realisht pati impakt për nga numri i denoncimeve dhe referimeve pranë organeve ligjzbatuese. Mjafton të përmend se vetëm në harkun kohor 2015-2017 janë marrë më shumë se 17,000 ankesa, ku mbi 10% lidheshin me korrupsionin, cka dëshmonte vullnetin e qytetarëve për të denoncuar fenomenet abuzive apo korruptive. Thuajse një dekadë më vonë dhe sidomos pas leksionit të madh që na dha periudha e pandemisë, kuptuam në fakt se sa e fuqishme ishte teknologjia dhe çfarë përfitimesh ajo sjell për të bërë kapërcime të paimagjinueshme më parë për vende të vogla si Shqipëria. Nuk është rastësi në fakt që sot në ditën e dytë të kësaj konference, fjala më e përdorur vijon të jetë DIXHITALIZIM. Dixhitalizimi i si antidot i korrupsionit, si instrument për të mbyllur hapësirën e çdo personi që tenton të përfitojë favore. Pikërisht për t’i prerë rrugën korrupsionit, kaluam online mbi 90% të shërbimeve publike që ofrohen nga institucionet e qeverisjes qëndrore, si dhe po punojmë të bëjmë të njëjtën gjë edhe me shërbimet e qeverisjes lokale. Vetëm Ministria e Brendshme ka mbi 90 shërbime që ofrohen online prej datës 1 maj. Zgjodhëm këtë formë sepse kjo shkëput pothuajse zero kontaktin fizik të qytetarit me punonjësin e shtetit dhe në këtë mënyrë redukton diskrecionin dhe për pasojë mundësinë për ryshfet. Njëkohësisht, dixhitalizimi krijon transparencë të plotë të proceseve duke lënë gjurmë në sistemet informatike. Në këtë mënyrë trajtimi i ankesave apo ofrimi i shërbimeve nuk mbetet më në dorë të ndërgjegjes njerëzore të punonjësit, por të proceseve inteligjente e të kompjuterizuara në sisteme të padepërtueshme dhe të pakontestueshme. Këtu do të vecoja një moment të rëndësishëm graviteti në këtë përpjekje të vazhdueshme. Lindja e Platformës së Bashkëqeverisjes ishte gjithashtu një moment i rëndësisshëm që ofroi një mundësi unikale për trajtimin e kërkesave/ankesave të qytetarëve përmes një sistemi të unifikuar e ndjekje në kohë reale të çdo denoncimi. Përmirësimi i vazhdueshëm që ne i kemi bërë mekanizmave të raportimit të korrupsionit duke shfrytëzuar gjerësisht avantazhin që krijon teknologjia, është një tregues domethënës i përkushtimit tonë për tolerancë zero ndaj praktikave korruptive dhe për të krijuar një kulturë parandalimi (‘culture of deterrence’). Përmes mekanizmave dixhitalë ne arrijmë gjithashtu të kemi një hartëzim të risqeve të korrupsionit dhe të sigurojmë informacion nga vetë qytetarët për të diagnostifikuar atë çfarë nuk shkon në zyrat dhe me nëpunësit e shtetit. Fuqizimi gjithnjë e më shumë i qytetarëve duke iu mundësuar kanale zyrtare dixhitale për denoncimin e praktikave korruptive është një formë efektive. Deri më sot nuk ka një praktikë apo teori që vërteton të kundërtën e asaj që dihet botërisht, se: korrupsioni rrënon ekonominë dhe dobëson demokracinë, krijon pabarazi dhe varfëri. Korrupsion nuk ka vetëm në Shqipëri dhe këtu s’jam duke thënë ndonjë gjë të re. Diferenca qendron dhe bëhet tek reagimi jonë kundër këtij fenomeni, qasja institucionale dhe politike si Qeveri për t’i prerë rrugën korrupsionit. Le të flasim atëherë për mekanizma konkretë që janë një shembull i mirë i fuqizimit të qytetarëve për të denoncuar abuzimin me ligjin”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *