Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka humbur nënën.
Ka qenë vetë Imeraj, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar dhe lajmin e trishtë.
“Jeta ju përket të rinjve…. Sëmundja nuk pyet, unë dhe ju bashkë luftuam…. Tani është koha t’ju lë “ Me këto fjalë të ndjera, sot më 14 Qershor ndërroi jetë, pas disa vitesh përpjekjeje nga një sëmundje e rëndë, nëna ime ZYLFIJE IMERAJ.
Një grua plot forcë, plot shpresë, një njeri me virtyte dhe vlera, që gjithë jetën ua kushtoi fëmijëve. Do jesh gjithmonë mes nesh, me fjalët e tua, me mbështetjen tënde, me dashurinë tënde…Të falenderojmë shumë Mama e dashur….. Dhe të premtoj Amanetin…..”, shkruan ajo.