Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me bordet e ngritura për çmimet.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se në tre muaj qeveria ka grabitur nga xhepat e qytetarve nëpërmjet rritjes së çmimeve me bordet 340 milionë euro.
“Bordet nuk janë gjë tjetër veçse mendësia komuniste e Edi Ramës për të zbrazur xhepat dhe vjedhur qytetaret dhe pasur nën kontroll te plote ushqimin e tyre si kushte kryesor për të kontrolluar të gjithë shoqerinë”, shkruan ndër të tjera ai.