Nuk “kursehet” Rrugorja, gjobiten qindra shoferë problematikë në Berat

Policia e Beratit ka proceduar administrativisht gjithsej 322 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Mësohet se janë pezuluar 2 leje drejtimi, si dhe rregullat që janë shkelur më së shumti kanë qenë përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosjen e rripit të sigurimit, parakalime të gabuara.

Njoftimi i Policisë:

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas që u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

5 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 17 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 29 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 51 masa administrative për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 2 leje drejtimi, 1 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 1 për shpejtësi tej normave të lejuara. Janë vendosur 13 masa administrative për drejtim të motomjetit, pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 204 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor. Policia Rrugore e Beratit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *