Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Veliaj tha se në kryeqytet është eliminuar në pjesën më të madhe mësimi me dy turne, si dhe do krijohen ekipe sipas lëndëve.
“Në këtë këshill ne kemi diskutuar më së shumti për shkollat. Kemi eleminuar shkollat me dy turne dhe kemi rindërtuar nga e para shumicën prej tyre. Ftesa për prindërit është se të largojnë mendimin se jemi në vitet ’90. Nuk ka shkollë më të mirë apo të keqe, por do krijohen ekipe sipas lëndëve. Rekrutimi do të bëhet nga mësuesit më të mirë bazuar në portal.