“Donte të hidhja në erë gjithë pallatin”/ ‘Zbërthehet’ sërish Nuredin Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 milionë euro për vrasjen e Erion Alibej

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani është “zbërthyer” sërish para hetuesve të BKH-së.

Dumani ka zbuluar se Kel Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit” që tashmë qëndron në Dubai, i ka kërkuar vrasjen e Erjon Alibej. Shifra dhe mënyra e organizimit që ai tregon janë të frikshme.

Burime për mdian bëjnë me dije se Dumani ka treguar vetëm për “kokën” e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, të cilit i është afruar një shumë prej 300 mijë euro.

“Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro. Kel Kamami ka dashur të organizojë një atentat që ta bënte me hedhjen në erë të gjithë pallatin ku jetonte Erjoni. Për këtë atentat të kësaj natyre flitej për një shumë që shkonte në 2 milion euro. Keli ma ka çuar dhe SMS, pseudonimin e Erjon Alibej, që sipas tij ishte “Krymi”. Këtë fakt unë ja thashë Arjanit. Në vrasjen e Dorjan Shkozës, ka mbetur i vdekur dhe Anxhelo Avdija. Dua të shtoj që Klevis Alla,më është shprehur pas ngjarjes që kishte pasur interes për vrasjen e Anxhelo Avdijsë, pasi ky i fundit i kishte bërë video intime motrës së Klevisit”, tregon ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *