“A jeni në vete”? Ngjela kundër avokatëve: Ç’punë keni ju me hartën e re gjyqësore?

Avokati Spartak Ngjela, ka dalë kundër pretendimeve të avokatëve në lidhje me hartën e re gjyqësore, duke u shprehur se të gjithë duhet ta lemë reformën në drejtësi të vazhdojë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në News24, Ngjela ështës shprehur se asnjë nga pretendimet e ngritura nga avokatët nuk egzistojnë, madje shton se është gjëmë e madhe që refrorma në drejtësi spastroi 70% të gjyqtarëve të korruptuar.

“Është sukses i madh reforma në drejtësi. Avokatia nuk ka lidhje me KLGJ. Nuk duhet të ngatërrojmë aksiomat e mëdha të jurispundencës. Filozofia e të drejtës e konsideron gjykatën në mënyrë absolute një moment metropolitan. Gjykata ka karakter metropolitan, nk mund të ketë karakter fshataresk. Më dëgjoni t’iu them një gjë. Ne kishim nevojë për një reformë të tillë, por çdo e keqe vjen me një të mirë. Nuk do ta bënim dot reformën po të mos ndodhte spastrimi në gjykata. .Është turp të flasim për gjykatat sot, kur janë eliminuar 70% e gjyqtarëve për korrupsion. Ç farë i duhet avokatisë që të thotë se rëndon mbi popullin.

Ç’punë ka avokatia me këtë koncept? Është koncept komunist. Zotëri, avokatia është profesion privat. Ç’punë ka? KLGJ është argani absolut i pushtetit gjyqësor, avokatia nuk është pjesë e këtij pushteti. Ç’punë ka avokatia sa gjykata ka? Ç’është ky hall për shpenzimet popullore? Le të bëjnë grevë për të rritur qeveria rrogat. A jeni në vete, apo jo. Unë nuk e pranoj këtë. Ka qenë gjëmë e madhe në Shqipëri, janë eliminuar 70% e të korruptuarve. Kjo është risi. Le t’i lëmë të vazhdojnë në mënyrë të qetë me reformën në drejtësi, sepse nuk po e bëjmë ne, por ndërkombëtarët e nivelit të lartë. Ne nuk e bënim dot kurrë. Zotëri, avokatia ka qenë fatkeqësi. Nuk di çfarë të them çfarë ka qenë”, tha Ngjela.

Pyetje: Ke seanca gjyqësore të premten do të shkosh?
Ngjela: Patjetër që do të shkoj, të mos shkoj unë në seancë gjyqësore do të thotë të tradhtoj klientin. Mostradhtimi i klientit është normë, çfarë më duhen mua marrëdhëniet politike. Pse nuk e bëjnë gjyqtarët këtë, por avokatia? Jam njeri që e njoh drejtësinë nga të gjitha aspektet. Gaboheni, e shikoni Anglinë? Një Gjykatë Apeli ka Anglia. Ku pyet drejtësia me çfarë do shkojnë njerëzit atje, le të shkojnë me biçikletë. 80% e atyre problemeve që ngrihen, nuk ekzistojnë.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *