Emisioni “Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj kanë sjellë sërish historinë e javës së shkuar të 17-vjeçares e cila kërkonte ndihmë për të shpëtuar motrën dhe vëllain nga kthetrat e babait monstër.
“Dua të bëj një denoncim për babanë tim. Më shtrëngon nga duart, më zhvesh, edhe ai zhvishet komplet me mijëra herë. Frekuentonte me mua. Ai mund ta prekte të tijën me timen. Më ka rrahur në maksimum, saqë kam pirë një pako e gjysmë depon dhe kam qenë gjithë natën e ngrirë. Madje, në mëngjes, kur më tha të shkonim te shtëpia sipër, isha komplet e ngrirë. Më kishte shkulur flokët, më kishte rrahur në maksimum”, rrëfen vajza mes lotësh.
Në rrëfimin e javës së shkuar 17-vjeçarja deklaroi se babai i saj ato veprime që kryen me të dhe motrën e saj mund t’i bëjë dhe me vajza të tjera.
Duke u nisur nga kjo deklaratë nisi dhe “peshkimi” nga ana e “piranjave. Agjentja jonë e infiltruar si një vajzë e vogël 14-vjeçare, josh babin monstër, i cili siç e dëgjuat edhe në video flet gjithë pasion për seksin.
Madje atij nuk i bën aspak përshtypje se vajza është e vogël.
“Mua më pëlqen shumë, je shumë e bukur, shumë elegante, mis je. Jeta nuk ka kuptim pa femra. Çdo gjë i ka femra. Je shumë simpatike, je shumë e ëmbël dhe po më pëlqen, e shikon si po lëpihem, dua të të puth. Duhet që në shtrat të jesh një femër tërheqëse, ti po më tërheq mua që këtu. Mish do hyj, mish do dal, por do të bëj unë ty që të kesh ndenja. Të marrë në krah unë ty tani e të çoj në hotel, rrimë në darkë”, thotë babai monstër, pa e ditur që po filmohet.
Por në anën tjetër është vënë në dijeni edhe policia, e cila çon pas hekurave babain monstër.