Debatet për hartën e re gjyqësore, Spartak Ngjela pasi përplaset me të ftuarit lë emisionin (Video)

Avokati Spartak Ngjela është shprehur pro hartës së re gjyqësore, por ka rënë në kundërshtim me të ftuarit në emisionin “Open”. Pas debateve të ashpra, ai ka lënë lidhjen direkte me emisionin.

Spartak Ngjela: Do më lini të flas? O drejtoje emisionin ose mbylle. Dëgjo këtu. 13 që janë, janë domosdoshmëri për të krijuar cilësi në drejtësi jo radhë. Kam 7 vjet në Apel në Perëndim dhe në metropole të mëdha.

Mos u merrni me ato se janë fakirë. Janë gjëra fakirësh. Këtu flitet për drejtësi. Keni pasur hajdutë në gjyqësor. Doni të mbani hajdutët. Alarmi që ngrihet është kërkesë për të shpëtuar korrupsionin. Nuk e ka njeri në dorë këtë e kanë ndërkombëtarët. Këtu duhet të kthehemi tek drejtësia jo shpejtësia, kjo është e dyta në radhë. Sot vetëm tek SPAK ka drejtësi e jap me garanci. Nëse mendoni  që vonesa dëmton drejtësinë, jo e ka goditur korrupsioni. Nuk ka nisur shpronësimi i gjyqtarëve por do të nisi. Na duhet një agjenci sekrete një shërbim sekret antikorrupsion, e kam hedhur sot si propozim.

Eni Vasili: A ia vlen të pritet 7 vite?

Ngjela: Pyetja është a pres 7 vjet e marr drejtësi apo pres 1 vit dhe marr padrejtësi.

Eni Vasili: Por ndoshta pas 7 vitesh nuk më duhet më mua sepse e keni thënë edhe vetë që një drejtësi e vonuar është e munguar.

Ngjela: S’ju duhet ju por më duhet mua.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *