Dashi
Jeta juaj do jetë shumë dinamike gjatë kësaj dite dhe emocionet gjithashtu do shumëfishohen. Ju të dashuruarit do keni ndryshime drastike në jetën tuaj sentimentale dhe do ndiheni shumë më të lumtur se disa ditë më parë. Shfrytëzojeni çdo çast pranë atij që dashuroni. Ju beqarët do keni takime të njëpasnjëshme dhe do ndiheni mjaft mirë me disa persona. Në punë vështirësitë do jenë të mëdha dhe në disa momente do mendoni të hiqni dorë nga gjithçka. Mund t’iu shkojë ndërmend edhe dorëheqja, por nuk duhet të nxitoheni. Financat do jenë shumë herë më të mira dhe mund të përfitoni për të bërë disa investime më tepër se zakonisht.
Demi
Për fat të keq yjet nuk do arrijnë dot t’iu mbajnë larg vështirësive gjatë kësaj dite. Përgatituni për trazira. Për ju që keni një lidhje do ketë vështirësi të shumta dhe të mëdha. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe do doni gjithmonë të dalë e juaja. Ju beqarët do mundoheni gjatë gjithë kohës ta joshni atë që pëlqeni, por nuk do ja dilni dot mbanë. Në punë mos u tregoni kapricozë dhe përqendrohuni më shumë tek gjërat që duhet të bëni. Po gabuat karriera juaj do marrë tatëpjetën. Në planin financiar gjendja do jetë disi më e qëndrueshme kështu që mund të bëheni gati edhe për ndonjë investim.
Binjakët
Hëna dhe Marsi do e bëjnë jetën tuaj shumë të këndshme dhe do ju duket sikur periudha me vuajtje ka përfunduar njëherë e mirë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do ketë ndryshime të mëdha dhe mjaft pozitive. Do ndiheni edhe më mirë pranë atij që dashuroni dhe do ja shprehni pafund ndjenjat njëri-tjetrit. Ju beqarët nuk duhet të bëni asgjë me nxitim pasi gjërat e bukura ndodhin dalëngadalë. Në punë, po ecët me maturi dhe me plane do arrini atje ku doni. Nëse nuk jeni të sigurt për diçka mos e bëni, por pyesni njëherë ata më specialistët. Në planin financiar do jeni mjaftueshëm të matur dhe të kujdesshëm sa për të mos pasur asnjë tronditje.
Gaforrja
Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot dhe nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Nëse keni një lidhje, Venusi do përkujdeset tej mase për jetën tuaj në çift dhe do përjetoni emocione shumë të veçanta pranë partnerit. Për asgjë nuk do keni për çfarë të qaheni. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me hare dhe emocione. Personat që do takoni do jenë vërtet me shumë vlera. Në punë do tregoni më shumë vendosmëri dhe durim. Hënën do e keni në krah dhe ajo do ju bëjë të merrni më shumë iniciativa. Në planin financiar duhet të shmangni me çdo kusht marrjen e borxheve sepse keni për të pasur më shumë vështirësi.
Luani
Sot nuk do keni reflekset e duhura dhe mund të bëni disa gabime të pafalshme. Për ju të dashuruarit nuk do jetë një ditë aspak e qëndrueshme. Do i ktheni sytë sa andej këtej dhe ka rrezik që nëse dikush flirton, ju të bini pre e tij. Nëse jeni beqarë do vazhdoni ende të ëndërroni, por pa asnjë gjë konkrete. Në punë Mërkuri do iu japë gjithë energjinë e mundshme për të arritur objektivat. Shmangni konfliktet me kolegët dhe mos u përfshini as në debatet e gjera. Në planin financiar fati do jetë me ju dhe gjendja do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Mund të kryeni edhe disa investime dhe mund të shlyeni të gjitha borxhet.
Virgjëresha
Planetët do sjellin gjallëri pafund në jetën tuaj sot. Do ndiheni shumë të çliruar dhe do thoni atë që do mendoni. Nëse keni një lidhje, Dielli do e mbrojë jetën tuaj dhe nuk do lejojë që të keni as problemin më të vogël me partnerin. Ju beqarët duhet të bëni edhe pak më shumë durim në mënyrë që ta gjeni personin më të përshtatshëm. Po u nxituat mund të gaboni rënde. Në punë mund të keni më shumë vështirësi nëse jeni në një zyrë të vogël dhe me shumë kolegë. Do ju duhet të tregoheni me te qetë. Në planin financiar keni për të pasur goxha probleme kështu që më mirë ta pranoni ndihmesën e miqve.
Peshorja
Falë ndikimit të Marsit dhe Venusit entuziazmi do mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj. Do jeni të kujdesshëm për gjithçka dhe nuk do bëni gabime. Nëse keni një lidhje do kaloni një momente të mrekullueshme. Partneri do përkujdeset çdo çast dhe do mundohet t’ua bëjë çdo sekondë sa më të veçantë. Ju beqarët do bini kokë e këmbë në dashuri me një ish-in e një miku të vjetër. Gjithçka do ndodhë spontanisht. Në punë do jeni luftarakë dhe do bëni të mundur që t’iu hapen të gjitha portat ku do trokisni. Që sot gjithçka do jetë më e lehtë për ju. Me shpenzimet mos u tregoni kurrsesi impulsivë pasi keni për të vuajtur më pas të gjitha pasojat.
Akrepi
Idetë tuaja nuk do mirëpriten nga të gjithë sot dhe shpesh do ju duhet të bëni durim për t’ua mbushur mendjen. Nëse keni një lidhje duhet të bëni më tepër lëshime ndaj partnerit tuaj nëse doni që gjërat mes jush të stabilizohen. Po vazhduat me kokëfortësinë do keni probleme serioze. Ju beqarët do bëni çfarë ta mendoni të mundshme vetëm për ta ndryshuar statusin tuaj. Në punë do bëni përpjekje, por nuk do arrini sa doni. Ka mundësi të merrni edhe disa kritika për gabimet e bëra më parë. Disa kolegë do ndihen të zhgënjyer. Në planin financiar duhet të bëni akoma më shumë kujdes që gjendja të filloje disi të stabilizohet.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do bëni çdo përpjekje për t’i vënë gjërat në vijë, por në disa raste do ju mungojë diplomacia. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë tej mase e qëndrueshme. Pranë partnerit do ndiheni aq mirë saqë nuk do keni nevojë për asgjë më shumë nga sa ai do iu japë. Edhe ju beqarëve do ju konkretizohen ëndrrat më të bukura dhe jeta do ju ndryshojë për mirë. Në punë mundohuni të mos ua punoni kolegëve pas krahëve sepse do dilni vetë të humbur. Mirë është që për çdo paqartësi apo dyshim të diskutoni me ta para se të merrni vendime. Buxheti do lërë ende për të dëshiruar prandaj bëni kujdes të madh me çdo hap që do hidhni.
Bricjapi
Neptuni do bashkëpunojë me Venusin gjatë kësaj dite dhe do e bëjnë çdo moment më të këndshëm. Nëse keni një lidhje yjet do bëjnë që ju ta përforconi lidhjen me partnerin dhe do e mbani larg rutinën. Pasditja dhe mbrëmja ka për të qenë më e bukur dhe më emocionuese. Ju beqarët do takoni disa persona të çuditshëm me të cilët as që do guxoni të hidhni hapa më tej. Në punë edhe sikur gjërat t’iu duken shumë të lehta hallakatuni pak dhe vonojini gjërat. Kjo do jetë një mënyrë e mirë për të dalë të fituar. Në planin financiar do bëni mirë t’i kryeni me kujdes llogaritë pasi përndryshe mund të gjendeni në vështirësi të mëdha.
Ujori
Gjatë kësaj dite duhet të tregoheni më të kujdesshëm dhe nuk duhet të nxitoheni kur të flisni. Nëse keni një lidhje yjet nuk do kujdesen aq sa duhet për jetën tuaj dhe në disa momente mundet të keni edhe probleme të vogla me partnerin. Mundohuni të mos e teproni me fjalët dhe me xhelozinë. Ju beqarët më në fund do e gjeni personin për të cilin do ju rrahë zemra aq fort sa të jeni gati të bëni çdo gjë me të. Në punë do ju mungojë entuziazmi dhe mesi do prisni që dita të përfundojë. Çdo gjë do e bëni me shumë përtesë. Këshillave të kolegëve as që do ua vini veshin fare. Urani dhe Neptuni do ndikojnë negativisht tek financat. Gjendja do jetë e paqëndrueshme.
Peshqit
Komunikimi thuajse do shterojë fare gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjellë probleme në jetën tuaj në tërësi. Ju të dashuruarit do keni debate të njëpasnjëshme, por gjithsesi asgjë për t’u alarmuar. Në mbrëmja situata do fillojë të stabilizohet disi. Ju beqarët nuk do jeni shumë të vëmendshëm ndaj ftesave që do ju bëhen duke humbur kështu mundësi të mira. Do pendoheni shpejt, por nuk do ketë më kthim mbrapa. Në punë nuk do i rezistoni dot tundimit për të bërë diçka ndryshe nga zakonisht, vetëm kujdes mos u nxitoni që mos bëni gabime. Buxheti do ketë goxha përmirësime dhe mund të hiqni edhe disa para mënjanë.