Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë folur qartë për këtë proces zgjedhor dhe për palët që fituan dhe humbën.
Tashmë ka qenë Departamenti Amerikan i Shtetit i cili ka reaguar për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, që nxorën fituese sërish Partinë Socialiste, të drejtuar nga Edi Rama.
Zëdhënësi i DASH, Ned Prince, shkruan në “Twitter” se, SHBA-të do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se, respektimi i rezultatit të zgjedhjeve forcon demokracinë në Shqipëri.
“SHBA-të urojnë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e fundit. Do të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me kryeministrin Rama dhe vlerësojmë fushatën e fortë të opozitës.
Respektimi i rezultatit të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”,- shkruan ai.
/Priza.al/