Kjo e mërkurë pritet të rikthejë protestat në vend, kundër rritjes së çmimeve.
Mësohet se qytetarët kanë organizuar përmes thirrjeve në rrjetet sociale se sot, ora 18:00 do të mbajnë një protestë. Pikënisja e protestës do të jetë sheshi Skënderbej ku më pas qytetarët pritet të marshojnë drejt kryeministrisë.
“S’mban më ujë pilafi. Protestë kundër rritjes së çmimeve”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjet.
Çmimet e fundit të vendosura nga Bordi i Transparencës kanë revoltuar qytetarët. Çmimi i shitjes me pakicë i naftës është vendosur të jetë 258 lekë/litri, i benzinës do të jetë 243 lekë/litri i gazit do të jetë 86 lekë/litri.