Asgjë nuk funksionon më në Villa Nueva, një periferi e Guatemala City. Në orët e mëngjesit një gropë është shfaqur në mes të rrugës dhe ka shkaktuar kaos në trafik.
Të paktën 15 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Guatemalë pas disa javësh shiu të dendur. Siç njoftoi autoriteti i mbrojtjes civile të vendit të Amerikës Qendrore në mesin e 15 viktimave janë një grua dhe gjashtë fëmijët e saj dhe tre vëllezër të mitur nga dy fshatra të banuar nga indigjenë. Në total, më shumë se 500,000 njerëz janë prekur nga pasojat e stuhisë.
Shirat e dendur dhe stuhitë kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Guatemalë që nga fillimi i majit. Infrastruktura është shembur në pjesë të mëdha të vendit të Amerikës Qendrore. Sipas agjencisë së kontrollit të fatkeqësive, 930 shtëpi, tetë shkolla, shtatë ura dhe më shumë se 80 rrugë u dëmtuan.
Rajonet më të prekura janë të populluara kryesisht nga popullsi indigjene, të cilat janë gjithashtu më të mbrojturat nga fatkeqësitë natyrore. Pothuajse 60 për qind e 17 milionë banorëve të Guatemalës jetojnë nën kufirin e varfërisë. Vitin e kaluar, 35 persona humbën jetën nga stuhitë, të cilat prekën pothuajse çdo të dhjetën banor.
Ekspertët thonë se vrima të tilla mund të ndodhin kur bie shi i dendur pas një periudhe të gjatë të thatë. Pastaj toka thith ujin, zgavrat e thata nuk mund ta përballojnë më këtë peshë dhe shemben.