Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbignieë Rau është takuar këtë të mërkurë me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Në një konferencë për mediet ai tha se Polonia mbështet Shqipërinë për anëtarësimin në BE.
“E përgëzoj Shqipërinë për hapat që ka marrë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Tani më shumë se kurrë na duhet solidaritet dhe përpjekje për të ruajtur angazhimet thelbësore të OSBE. Jam I lumtur të theksoj se Shqipëria është tërësisht e angazhuar për të ruajtur efikasitetin e OSBE-së.
Jam i nderuar dhe theksoj jashtëzakonisht marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona. Polonia mbështet aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Kemi diskutuar me Ahmetaj se si të forcojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin tonë dy palësh”, tha ai.