Ishte paketuar nën logon e markës “Luis Vuitton”/ Sekuestrohen 350 kg të bardhë dhe 300 mijë $ në Brazil, koka e bandës një shqiptar (Emri)

300 mijë $ para cash dhe 350 kg kokainë janë sekustruar nga policia braziliane më 7 qershor në banesën e shqiptarit Altin Drimadhes në San Paolo.

Mësohet se lidhur me operacionin është shpallur në kërkim koka e trafikut të lëndëve narkotike, Altin Drimadhes.

Mësohet se kokaina ishte paketuar nën logon e markës se njohur të veshjes “Luis Vuitton”, si dhe ka qen Drimdhes ai që komandonte kokën e rrjetit të trafikimit të lëndës narkotike. Sakaq, bossi i drogës po tenton të largohet nga Brazili dhe se mund të ndodhet  aktualisht në kufijtë e Bolivisë.

Ndër të tjera, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy telefona celularë të koduar, dy armë sulmi AK 47 dhe një USB që përmban një video regjistrim të procesit të ngarkimit të ngarkesës së kokainës në portin e shtetit Sao Paulo të Brazilit.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *