Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç janë takuar ditën e sotme në Kiev me Presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky.
Por në një njoftim zyrtar të bërë nga presidenti ukrainas në rrjetin e tij social Twitter, ai ka bërë një lapsus duke e ngatërruar kryeministrin e Shqipërisë me atë të Malit të Zi, ndërsa Abazoviç e ka bërë kryeministër të qeverisë shqiptare.
Lapsusi i Zelenskyt është bërë shumë shpejt viral në rrjete sociale.
Në vizitën në Ukrainë kryeministrin e Shqipërisë Edi rama e shoqëron edhe Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.