Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverisë serbe, Petar Petkoviç ka bërë të ditur sot se Beogradi do të përdorë të gjitha mjetet legjitime politike për të luftuar kundër përpjekjeve të Prishtinës për të shfrytëzuar mundësitë aktuale gjeopolitike për të promovuar dhe forcuar pavarësinë e Kosovës.
Petkoviç është shprehur se Beogradi ka dëshirë të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën në një mënyrë që do t’u mundësojë serbëve dhe shqiptarëve të jetojnë të sigurt, në një shoqëri ku respektohen të drejtat e njeriut dhe ka parakushte për zhvillim dhe prosperitet ekonomik.
Ai ka theksuar se Beogradi dhe Prishtina nuk mund të negociojnë “njohje reciproke”, sepse dëshira e Prishtinës nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.