VIDEO/ ‘O Enver, o Hitler’! Çaste paniku në Elbasan, burri kërcënon se do të hidhet nga Rrapi i Bezistanit. Ndërhyjnë zjarrfikësit dhe RENEA

Një burrë me probleme të shëndetit mendor ka alarmuar policinë dhe forcat zjarrfikëse pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, pasi ka hipur tek rrapi i Bezistanit në qendër të qytetit.

Teksa tundte pemën, burri thoshte se ishte vetëm me dy duar dhe do të hidhej, në një kohë që thërriste “Enver, Hitler!”.

Më pas bërtet me të madhe: “Parti Enver, jemi gati kurdoherë. Po hidhem. Do hidhem, do vdes për partinë”.

Në pamjet e videos, vihet re se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shumë persona, të cilët përpiqen ta bindnin që të ulej poshtë.

Kaq mjaftoi që qytetarët të njoftonin policinë, ndërsa kjo e fundit sinjalizoi edhe zjarrfikësen. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e RENEA-s, të cilat bënë të mundur që ta zbresin burrin nga pema, ndërkohë që ky i fundit thërriste me zë të lartë; “O Enver, o Hitler”.

Pamjet nga vendngjarja, tregojnë situatën që nga momenti kur personi qëndron në pemë dhe ndërhyhet për shpëtimin e tij, deri tek futja e tij në makinën e policisë. Ka dyshime se personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk dihet, vuan nga depresioni.

Por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur zbritja e tij nga pema pa shkaktuar asnjë dëm.

https://www.youtube.com/watch?v=JiROq9g17ws&t=2s

/Video: BW/ Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *