U vra me shotgun në mes të lokalit të tij në Shkodër, dalin pamjet nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku 75-vjeçari Lulash Qepuri është qëlluar me armë brenda lokalit të tij.

Burimet bëjnë me dije se i moshuar i cili ka qenë invalid dhe ndodhej në lokalin e tij, është qëlluar në trup 4 herë me shotgun, ndërkohë që ai i është kundërpërgjigjur me kallashnikov, duke qëlluar 16 plumba.

Fillimisht i moshuari është dërguar në spital, ku dhe ka humbur jetën pasi nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë që pas ngjarjes ka qenë djali i të moshuarit i cili ka telefonuar policinë duke i thënë se i kanë vrarë babin.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe FNSH-së dhe po hetojnë për ngjarjen.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *