Shqiptarët mund të udhëtojnë tashmë në thuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian pa pasur nevojën e një certifikate vaksinimi, apo PCR.
Vetëm tre janë shtetet si Franca, Portugalia dhe Austria të cilat kërkojnë një certifikatë vaksinimi, i apo test negativ për të hyrë në kufi. Sakaq, shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht edhe në vendet e rajonit si Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi. Një vendim i marrë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mund të themi se pritet që të lëvizim lirisht edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mesa duket sezoni turistik veror dhe ulja e infektimeve kanë bërë që këto shtete të lirojnë masat anti-covid.
Si dhe shqiptarët mund të udhëtojnë edhe në skajet më të largëta si Arabia Saudite apo në një pjesë e madhe e vendeve të Amerikës Latine.