Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, pasi një 68-vjeçar ka ndëruar jetë.
Mësohet se shtetasi me iniciale M. N., duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:55, në fshatin Goriçaj, Divjakë, shtetasi M. N., 68 vjeç, dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.