Familja e kërkonte, gjendet i pajetë trupi i të riut në rezervuarin e Maliqit (Emri)

Një trup i pajetë është gjetur në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.

Dyshohet se i përket 26-vjeçarit, Martin Çeço, ky i fundit i denoncuar si i humbur nga familjarët, paraditen e sotme. Mësohet se Çeço ishte larguar nga banesa disa ditë më parë, si dhe ende nuk dihet nëse ka të bëjë me një vetëvrasje apo ngjarje aksidentale.

Paraprakisht nuk raportohen shenja dhune në trupin e të riut.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka bërë kallëzim shtetasi N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi M. Ç., 26 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *