“Të shmanget konkurenca e pandershme”, Fatmir Mediu: Nëse nuk mbeshtesim fermerët bujqësia do të degradojë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se duhet të shmanget konkurrenca e pandershme pasi dëmton fermerët.

Gjithashtu ai theksoi se barazimi i TVSH për shitje-blerje është i domosdoshëm,.

“Duhet të shmanget konkurrenca e pandershme. Nëse ne nuk i mbështesim fermerët situata do të degradojë në sektorin e bujqësisë. projektligji që propozon zoti Duka, mund të them se krahasimet duhen lënë.  Nuk mund të justifikohet mungesa e zhvillimit duke bërë krahasime me 10 vite më parë. Keni marrë detyrën për të bërë atë që është e ligjshme dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”, tha ai.

Më tej Mediu shtoi se duhet të merren masa në mbështetje të fermerëve dhe politika që të ndihmojnë në zhvillimin  e bujqësisë .

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *