Meta në Baku: Përmirësimi i shëndetit publik global është një urgjencë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet në një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ku ka marrë pjesë në Forumin IX Global që po zhvillohet në Baku.

Gjatë fjalës së tij meta ka vënë theksin tek nevoja urgjente për përmirësimin e shëndetit publik global, në mënyrë që shtete të mos kapen më të papërgatitura nga pandemitë në të ardhmen.

Postimi i Metës:

Përmirësimi i shëndetit publik global është një urgjencë, për të parandaluar çdo pandemi të mundshme në të ardhmen.

Nevojitet një koordinim më i mirë botëror për sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe gjurmimin e transmetimit, ndarjen e vaksinave, ilaçeve dhe pajisjeve, zhvendosjen e produkteve dhe pajisjeve mjekësore me rëndësi jetike, si dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e kujdesit shëndetësor, kërkimit mjekësor dhe bioteknologjinë.

Përparësia e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është të kontribuojë në forcimin e Organizatës Botërore të Shëndetit si autoriteti udhëheqës dhe drejtues për shëndetin global, duke qenë në qendër të arkitekturës botërore të shëndetit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *