Dibra është tronditur këtë mëngjes nga një vrasje, ku një 26-vjeçar ka vrarë me thikë vëllanë e tij.
23-vjeçari ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia vijon hetimet për ngjarjen, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e këtij krimi të rëndë brenda familjes që ka ndodhur pak pas mesnate.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.