Datat/ Ja kur nisin ndeshjet në “top 5” ligat europiane për sezonin 2022/23

Sezoni Evropian 2022/23 në kampionatet kryesore do fillojnë më herët se zakonisht dhe do të përfundojnë më vonë për shkak të Kupës së Botës.

Priza.al ju sjell në vëmendjen tuaj  datat e sakta në lidhje me kampionatet:

  • Kupa e Botës do të zhvillohet në nëntor dhe dhjetor;
  • Të parët do të startojnë Liga Premier dhe Ligue 1, ku ndeshjet e para i zhvillojnë më 6 gusht;
  • Ndesha e Superkupës së Evropës do të mbahet më 10 gusht, ndërsa dy ditë më vonë startojnë tri ligat kryesore të mbetura – La Liga, Bundesliga dhe Serie A;
  • Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve është caktuar për më 25 gusht, ndërsa raundi i parë i garës elitare evropiane për klube do të zhvillohet më 6 shtator;

Afati kalimtar veror përfundon më 31 gusht në këto kampionate

Datat e hapjes së sezonit:

  1. Fillimi i Ligue 1 me 6 -8 gusht;
  2. Fillimi i Ligës Premier më 6 -8 gusht;
  3. Fillimi i La Ligës me 12 deri 14 gusht;
  4. Fillimi i Bundesligës me 12 deri 14 gusht;
  5. Fillimi i Serie A me 13 deri 14 gusht;
  6. Mbyllja e afati kalimtar – 31 gusht;
  7. Fillimi i Ligës së Kampionëve – 6 shtator.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *