Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Yuri Kim ka mbërritur këtë mëngjes në Kryeministri, katër ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Nuk dihet ende nëse ambasadorja do të zhvillojë zhvillojë takim me kryeministrin Rama apo me këshilltarët e kreut të qeverisë.
Arsyet e kësaj vizite nuk dihen ende. Kujtojmë që një ditë më parë, ambasadorja Yuri Kim uroi kryeministrin Edi Rama dhe PS, për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane falënderoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas saj, udhëhoqi një fushatë të fortë, që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë.