Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore pritet të mbajë këtë të premte mbledhjen e parë.
Burime për median bëjnë me dije se ky komision do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.
Fokus i këtij komisioni pritet të jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Mësohet se do të ketë diskutime për rekomandimet e OSBE-ODIHR, por edhe për boshllëkun e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar herësin që u vendos në zgjedhjet e kaluara.