Komisioni i Reformës Zgjedhore, Gjiknuri: Debatet politike t’u lihen partive, duhet të gjejmë pika kompromisi

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka marrë pjesë këtë të premte në Komisionin e Posaçëm.

Në fjalën e tij, Gjiknuri tha se kërkohet mbështetje dhe nga organizma të tjerë, ambasada e SHBA, E BE, si dhe debatet politike t’iu lihen partive politike.

“Duhet të gjejmë pika të përbashkëta kompromisi për rekomandimet e ODIHR. Ne nuk kemi mundur t’i adresojmë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kemi disa rekomandime të reja që vijnë nga zgjedhjet e 2021. Palët mund të diskutojnë dhe për çështje të tjera që mund të dalin.

Në vendimin e Kuvendit është shkruar që ne do kërkojmë mbështetje dhe nga organizma të tjerë, ambasada e SHBA, E BE. Këshilli i Europës, të cilëve do iu drejtohem me një letër. Shpresojmë që këtë komision ta drejtojmë pa debate. Debatet politike tua lëmë parive politike. Ligji zgjedhor është një ligj që reflekton vullnete politike”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *