Një specialist është rekrutuar për të hetuar ‘Skinwalker Ranch’, ku Pentagoni ka financuar një studim shumë sekret për UFO-t dhe jashtëtokësorët. Vendi i izoluar ndodhet në qendër të disa prej mistereve më të mëdha të Amerikës, duke përfshirë raste të tmerrshme të gjymtimit të disa kafshëve, si dhe krijesa të cilat nuk i përshkon plumbi.
Kërkimet shkencore të kryera në këtë fermë, e cila shtrihet në më shumë se 500 hektarë në Utahun verior, gjithashtu kanë zbuluar nivele të pashpjegueshme të rrezatimit shumë të rrezikshëm në tokë. Manjati i pasurive të patundshme, Brandon Fugal bleu fermën nga Robert Bigelow dhe që atëherë i ka dhënë mundësi një ekipi kërkimesh të kryesuar nga dr. Travis Taylor që të studiojë se çfarë po ndodh në fermë. Hetimi i dr. Taylor tani është pjesë e një seriali të qujtur ‘Mallkimi i fermës Skinwalker’.
“Që në vitin 1911 pronarët e shtëpive filluan të shohin dukuri të pashpjegueshme…deri në vitin 1979, kishte shumë video të UFO-ve që dokumentoheshin. Ekzistenca e studimit me vlerë prej 15 milion paundësh të Pentagonit u zbulua për herë të parë në një histori të botuar nga New York Times në vitin 2017, e cila tronditi gjithë botën.
Për shekuj me radhë, rajoni i “mallkuar” përreth zonës ka qenë i mbushur me histori të ngjarjeve të mbinatyrshme dhe të pashpjegueshme. Ferma e cila ruhet 24/7 nga një ekip i armatosur, e ka marrë emrin nga demonët që ndryshojnë formën, të shpjeguar nga fiset Navajo.
Përshtati:Priza.al/Burimi:The Sun