10 makina të tjera inteligjente kanë mbërritur në Shqipëri, ku në foku do të jetë kontrolli i sigurisë rrugore dhe për të kapur shoferët problematikë.
Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
“Janë makina super-inteligjente dhe ky është një hap tjetër kundër modernizimit të sigurisë rrugore”, shkruan ai.
Statusi i Plotë:
Siguria rrugore në fokus?
10 makina të reja inteligjente i shtohen flotës së Policisë së Shtetit përmes projektit të ARRSH dhe Bankës Botërore për rritjen e sigurisë rrugore. Makinat janë të pajisura me kamera dhe sistem- radarin për monitorimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit