Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka marrë pjesë në Forumin e IX-të Global në Azerbaixhan.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se rajoni ka bërë progres të madh në procesin e integrimit, por sa i përket sigurisë, është shumë larg pozicionit ku duhet të ishte.
“Këndvështrimet e mia janë të ndryshme, sepse i tillë jam, opozitar, pavarësisht progresit të madh që ka bërë rajoni në procesin e integrimit, ende për sa i përket sigurisë do të thosha se është shumë larg pozicionit ku duhet të ishte. Arsyeja kryesore ose disa arsye janë plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantazma e ultranacionalizmit të pranishme të cilat e mbajnë pezull konfliktin. Së dyti një ndikim i fortë rus në rajon, së treti krimi i organizuar në nivelet më të larta në lidhje me pushtete autokratike në korrupsion”, tha ai.