Një sherr mes dhëndërit dhe nuses ka ndodhur ditën e dasmës në Uzbekistan.
Një video është bërë virale ditët e fundit, pasi dhëndëri ka goditur me shuplakë bashkësorten vetëm pasi nusja ka dalë fituese në një lojë shpejtësie tradicionale. Një episod i shëmtuar, që le pa fjalë personat përreth dhe që është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.
https://www.youtube.com/watch?v=VteYTwSO5h8
Disa prej komenteve kane evidentuar që poshtërime të tilla publike nuk janë të rralla në një vend ku autoriteti i kryefamiljarit është i padiskutueshëm dhe ku shpesh herë martesat janë të vendosura nga familjet.