Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim, përmes një shënimi në Twitter ka shpërndarë takimin e ambasadorit të SHBA në BE Mark Gitenstein me ambasadoren e vendit tonë në Bashkimin Europian, dhe ka dhënë mesazhin se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm anëtarësimin e vendit tonë në BE.
“Mbështesim fuqimisht Shqipërinë për t’u bashkuar Bashkimit Europian dhe presim hapjen zyrtare të negociatave (Konferenca Ndërqeveritare) sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.