Berat/ Dështon operacioni, ngrihen në këmbë 103 policë nuk gjejnë asnjë rrënjë kanabis

Ka dështuar operacioni i Policisë së Beratit për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Në aksion kanë marrë pjesë 103 efektivë policie, ku janë kontrolluar ambiente të hapura, sera, tunele, banesa të braktisura, magazina të ndryshme. Por, nuk është mundur të gjendet asnjë bimë e kultivuar kanabisi.

Po ashtu në njoftimin e Policisë së Beratit theksohet se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim. Pavarsisht se nga policia është “shitur” si një  operacion i suksesshëm, ka dyshime se operacioni është dekonspiruar.

Njoftimi i Policisë:

103 efektivë policie, me mbështetje edhe të FNSH Fier, gjatë paradites së sotme, kanë ushtruar kontroll masiv në territor, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

20 grupet e kontrollit të ngritura në të gjithë Qarkun, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të hapura, sera, tunele, banesa të braktisura, magazina të ndryshme etj.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrolli i territorit do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në të gjithë qarkun Berat në përmbushje të prioritetit kryesor, parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *