Vodhi çokollatën, vogëlushi kërkon falje: Dua të jem në paqe me Zotin

Një letër po bën xhiro në rrjet, ku një vogëlush 12-vjeçar i cili pasi vodhi një vezë çokollate Kinder në një dyqan në qendër të San Marinos, kërkon falje.

“Përshëndetje! Quhem Benjaminam, jam dymbëdhjetë vjeç dhe jam nga Zvicra. Më 30 maj hyra në dyqanin tuaj, por nuk kisha para me vete dhe vodha një vezë çokollate e cila kushtonte 2.10 euro. Më vjen shumë keq. Shpresoj të më falni sepse dua të jem në paqe me ty dhe me Zotin”, shkruan ai.

Sakaq, pronari i dyqanit, Danilo Chiaruzzi i cili nuk e priste kurrë një letër faljeje dhe 10 euro për dëmin e shkaktuar nga vogëlushi. Sakaq, ka vendosur ta bëjë pubike dhe ka këruar të takohet me të sa më shpejt.

“Jam përballur me situata nga më të ndryshmet këto vitet e fundit dhe tanimë asgjë nuk më bën përshtypje, por sot ndryshova mendje. Mbeta i shtangur dhe mendoj se këtë letër duhet ta lexojnë shumë të rinj që çdo ditë, për qejf apo sfidë, më vjedhin patatina, karamele apo gjëra të tjera. Unë do t’i përgjigjem me një kartolinë dhe një ftesë që të kthehet të më takojë dhe t’i jap dorën”, shkruan ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *