Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe rrokullisur disa herë.
Mësohet se mjeti drejtohej nga një shtetas Kosovar, ku brenda ndodhej dhe bashkëshortja e shoferit. Burime për median bëjnë me dije se nga shpejtesia e madhe dhe lageshtira në rruge drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me kanalin kullues të autostradas, ku ka përfunduar mbi 50 metra në ara.
Sakaq të dy personat janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.